“Një pikë loti yt te unë vlen shumë” – Santiana befasohet nga e ëma në Big Brother

10 months ago 53

Santiana Maloku bëri një rrëfim prekës së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2 për periudhën e fëmijërisë.

Ajo tregoi se ka kaluar nëpër disa sfida në jetë, pasi prindërit iu divorcuan qysh kur ishte fëmijë.

E njëjta mes tjerash tha se nëna e saj hoqi shumë dhe se është kujdesur jashtëzakonisht për të.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas kësaj historie emocionale, ajo është surprizuar nga e ëma në ambientet e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Me të parë nënën, bukuroshja nga Gjakova shpërtheu në lot duke i thënë se e ka marrë malli shumë për të.

Foto: Screenshot/YouTube

Nga ana tjetër, e ëma i tha që të luajë më shumë dhe të mos brengoset për njerëzit jashtë.

“Një pikë loti yt te unë vlen shumë”, i tha e ëma Santianës pasi po qante vazhdimisht pas takimit të tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article