Një qen prapa timonit? Policia sllovake ndalon makinën që po lëvizte me shpejtësi

11 months ago 18
Reklamë

Një qen prapa timonit? Policia sllovake ndalon makinën që po lëvizte me shpejtësi

Policia në Sllovaki ndau një foto të një qeni që dukej se ishte prapa timonit të një makine që po lëvizte me shpejtësi.

Autoritetet thanë në një postim në Facebook se imazhi u kap nga një kamera trafiku në fshatin Sterusy dhe oficerët ndaluan makinën Skoda për të hetuar, transmeton Telegrafi.

Pronari 31-vjeçar i makinës – që ishte në të vërtet shoferi – i tha policisë se qeni kishte kërcyer papritur pas timonit ndërsa ai po ngiste, por policia tha se dyshonte se burri po e lejonte qenin e madh të bënte xhiro nga prehri i tij.

Policia u kërkoi drejtuesve që të sigurohen që qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të jenë të sigurt derisa janë në automjete në lëvizje për të shmangur situatat e rrezikshme.

Read Entire Article