Një shofer shpëtoi kolegun e tij i cili mbeti i bllokuar bashkë me ekskavatorin e tij në një plazh në Angli

9 months ago 9
Reklamë

Një punëtor kishte mbetur i bllokuar në rërë me ekskavator, rreth drekës të mërkurën, në Bournemouth të Anglisë.

Por raportohet se ai u shpëtua nga kolegu i tij, i cili e përdori makinën e tij gërmuese, për ta ndihmuar atë.

Dëshmitar i ngjarjes ishte Dhanjo Shelton, një inxhinier softuerësh.

“Shoferi dukej mirë, dhe ishte në gjendje të largohej falë shokut të tij”, tha ai.

Ky incident ndodhi ndërsa tre gërmues operonin në plazh, si pjesë e një projekti mbi 30 milionë euro të financuar nga Agjencia e Mjedisit, për të mbrojtur vijën bregdetare nga rritja e nivelit të detit.

Gjatë kësaj periudhe, plazhi është i mbyllur për publikun, dhe puna pritet të vazhdojë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Nga kjo ngjarje shoferi nuk pësoi lëndime, por njerëzve po u kërkohet që të mos kalojnë në atë zonë, pasi rëra është bërë shumë e paqëndrueshme. /Telegrafi/

Read Entire Article