Një supermodele si Kate Moss!

8 months ago 8
Reklamë
13:15 20/01/2024

50-vjeccarja u bë e famshme në fillim të viteve 90’ pasi u zbulua në moshën 14-vjeçare

Më 16 Janar të 1974 në Croydon, një qytet në jug të Londrës, Linda dhe Peter Edward kishin lindur një vajzë të vogël të bukur të quajtur Katherine Ann. Por kush do ta merrte me mend se  ajo do të bëhej  një nga fytyrat më të njohura të modës.

Po flasim për supermodelen Kate Moss e cila në moshën 14-vjeçare, ajo u zbulua nga Sarah Doukas, pronarja e agjencisë së modelingut Storm.

Në vitin 1990 Moss tërhoqi vëmendjen e industrisë së modës kur një seri fotografish të saj, të marra nga fotografi britanik Corinne Day u botuan në revistën e stilit të të rinjve The Face.

“Ajo nuk ishte si një modele… por e dija që do të bëhej e famshme”, kujton fotografi në mars 1993 gjatë një interviste me revistën e njohur Vogue.

Në moshën 18-vjeçare, Moss u bë imazhi i markës  Calvin Klein, duke marrë pjesë në reklamat  e parfumeve Obsession dhe linjën e të brendshmeve bardhezi së bashku me aktorin dhe muzikantin Mark Wahlberg.

Në vitin 1992 Moss u shfaq në një seri reklamash. Fushata e marketingut e Calvin  Klein, si dhe një foto e shpërndarë në Vogue britanike, shkaktuan bujë, pasi Moss u akuzua për promovimin e anoreksisë.

Pavarësisht zhurmës, Moss u bë një nga modelet më të kërkuara dhe më të paguara. Në dekadat pasuese ajo u shfaq në fushatat reklamuese për Dior, Burberry, Chanel, Versace dhe Dolce dhe Gabbana e shumë të tjera.

Edhe pse shumë modele dalin në pension nga mesi i të 20-ave, Moss mbeti e  angazhuar në botën e modelingut për një kohë të gjatë.

Përveç punës së saj para kamerës, Moss ishte gjithashtu e përfshirë në disa sipërmarrje të lidhura me stilimin. Në vitin 2010 ajo nxorri një linjë çantash Bndersa dhe në vitin 2007 një linje për parfume.

Gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë ajo është shfaqur në më shumë se 40 kopertina të revistës së njohur British Vogue. Megjithëse, ajo që mund të thuhet me siguri, është se ishin paraqitjet e saj jashtë setet fotografike ato që tërhoqën vëmendjen e publikut. Aftësia e modeles për të bashkuar veshjet unike i dhanë asaj titullin e përsëritur shpesh atë të “ikonës së stilit global”.

CNN kujton se si ajo kombinoi çizmet e shiut me baltë deri në gjunjë me pantallonat e shkurta xhins. Ajo arriti të krijonte një trend që zgjati me dekada e cila u bë një veshje e dashur për vite të tëra nga shumë vajza.

Jo vetëm karriera e saj si modele, por edhe jeta e saj private ka qenë në interes të shumë mediave ndërkombëtare, nisur nga lidhjet e dashurisë e deri tek skandalet.

I tillë ishte edhe rasti kur ajo u përfshi në një skandal kokaine në vitin 2005 që detyroi modelet dhe miqtë e tjerë, përfshirë Naomi Campbell, të dilnin në mbrojtje të saj.

Në atë vit modelja u bë kryefjala e mediave britanike kur The Daily Mirror publikoi  foto të saj duke konsumuar kokainë, që edhe i dhanë asaj më pas pseudonimin ‘Cocaine Kate’.

Si rezultat i kësaj supermodelja humbi një sërë kontratash me shumë marka  të njohura. Më vonë ajo kërkoi falje publike dhe, atë vjeshtë, hyri vullnetarisht në një klinikë rehabilitimi në Arizona.

Megjithatë, vitin që pasoi, pas një periudhe rehabilitimi, Moss ishte përsëri një nga modelet më të paguara në industrinë e modelingut.

“U ndjeva e sëmurë dhe isha mjaft e zemëruar, sepse të gjithë ata që njihja konsumonin substanca narkotike ,” tha  ajo për BBC në një intervistë të rrallë  në vitin 2022 ndërsa kujton edhe momentin kur mendoi se do të humbte kujdestarinë e vajzës së saj për shkak të këtij skandali.

Jo vetëm skandalet dhe karriera e saj, por edhe lidhjet e dashurisë ishin një ushqim i mirë për mediat rozë. Aktori Johhny Depp ishte dashuria e saj e parë që u bë publike.

Kate dhe Johnny Depp  u takuan në Nju Jork kur ai ishte 31 vjeç dhe ajo ishte vetëm 20 vjeç.

Megjithatë, marrëdhënia e saj e parë me aktorin u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë viteve të fundit kur dëshmoi në gjyqin e tij me ish-bashkëshorten e Amber Heard.

“E dija që në momentin e parë që biseduam se do të ishim bashkë”, është shprehur modelja kur kujtonte fazat e para të lidhjes.

Pas katër vitesh së bashku, Kate dhe Johnny u ndanë në vitin 1997 për shkak të orarit të tij të ngarkuar të punës.

Në vitin 1998, Kate filloi një lidhje me Antony Langdon, pasi ata u prezantuan nga shoqja e përbashkët Liz Tyler. Pas ndarjes së saj nga Antony, Kate u takua me Jefferson Hack, ish-redaktorin e Dazed & Confused dhe bashkëthemeluesin e Dazed Media.

Modelja ra në dashuri me Jefferson, dhe në Shtator 2002 ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku  një vajzë të quajtur Lila Grace. Ata u ndanë në fillim të vitit 2004.

Një vit më vonë, Kate lidhi një romancë me këngëtarin Pete Doherty. Në vitin 2007, Pete, 43 vjeç, doli në skenë në një nga koncertet e tij në Londër dhe e quajti Kate të fejuarën e tij ndërsa ai e mirëpriti atë në skenë.

Megjithatë në korrik të atij viti çifti u ndanë pasi Pete nuk arriti të përfundonte një periudhë rehabilitimi për varësinë nga substancat narkotike.

Kate më pas u takua me kitaristin e The Kills, Jamie Hince. Romanca e saj me muzikantin 53-vjeçar vazhdoi të forcohej dhe në korrik 2011 ata u martuan në një ceremoni luksoze në një kishë.

Dyshja shijuan katër vjet martesë përpara se të njoftonin ndarjen e tyre në 2015.

Në po atë vit modelja nisi një lidhje me  fotografin britanik Nikolai von Bismarck me të cilin edhe është aktualisht.

Marrëdhënia e 35-vjeçarit  dhe Kate duket se po forcohet dhe në fillim të këtij viti modelja foli për dashurinë.

“Të qenit e dashuruar më bën të ndihem bukur”, tha ajo në një intervistë.

Teksa Kate Moss shijon lidhjen e saj të dashurisë ajo kurrë nuk është shkëputur nga modelingu.

Që nga Shtatori i vitit 2016 , Moss merret me agjencinë e saj të modelingut të quajtur: Kate Moss Agency që zbulon talente të reja.

Klan News


Read Entire Article