Një tjetër album nga “The Rolling Stones”

1 year ago 23
Reklamë
17:27 06/09/2023

“Hackney Diamonds” do të bëhet publik në një event në Londër ku do të prezantohet nga Jimmy Fallon

“The Rolling Stones” së shpejti do të publikojë albumin e parë me këngët e realizuara gjatë 18 viteve të fundit. I titulluar “Hackney Diamonds”, nëpërmjet një video të postuar në mediat sociale grupi legjendar ka njoftuar se më shumë detaje  rreth tij  do të zbulohen  në kuadër të një eventi special që do të mbahet në Londër.

Në video, prezantuesi amerikan Jimmy Fallon shihet duke iu përgjigjur telefonatës së “Rolling Stones” dhe duke konfirmuar praninë e tij në një event. Anëtarët e “The Rolling Stones”, Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Ëood, do të intervistohen në skenë nga prezantuesi i emisionit “The Tonight Show” e cila do të transmetohet anembanë botës përmes kanalit së grupit në YouTube.

Më herët grupi i njohur i bëri mjaft kureshtarë fansat kur publikojë në gazetën e vogël londineze “Hackney Diamonds” një reklamë që paralajmëronte fansat se diçka shumë speciale do të publikohej së shpejti. Ky është albumi i dytë i “The Rolling Stones” pas atij që publikuan në 2005 të titulluar “A Bigger Bang”.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article