Një tjetër anëtar i BTS nis shërbimin ushtarak

1 year ago 38
Reklamë

13:57 08/08/2023

Fati i shtatë anëtarëve të grupit është një temë e nxehtë në këtë shtet

BTS është një nga grupet më të suksesshëm në historinë e Koresë së Jugut por kjo nuk i shpëton ata nga detyrimi për të kryer shërbimin ushtarak.

Pas 2 anëtarëve të tjerë është këngëtari i rradhës Suga ai që nis shërbimin ushtarak i cili është i detyrueshëm në këtë shtet për të gjithë meshkujt të moshës 18-28 vjeç të cilët duhet të shërbejnë në ushtri për rreth dy vjet.

Sipas një rishikimi të ligjit të vitit 2019, yjet e muzikës të njohur në rang global u lejuan të shtyjnë shërbimin e tyre të detyrueshëm ushtarak deri në moshën 30-vjeç.

Fati i shtatë anëtarëve të grupit është një temë e nxehtë në Korenë e Jugut, ku opinioni publik është i ndarë.

Ligjvënësit tani po debatojnë për një amendament të ri që do t’i lejojë artistët e mëdhenj të bëjnë vetëm tre javë stërvitje ushtarake.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article