Vrasja e disa personave në një universitet të Pragës mund të ketë lidhje me një vrasje të ndodhur ditë më parë në Çeki.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deklaroi shefi i policisë Martin Vondrášek, duke thënë se policia po shqyrton këtë version.
Zyrtarët konfirmuan gjithashtu se 14 persona u qëlluan për vdekje në Pragë sot dhe 25 u plagosën, me 10 të plagosur rëndë.
“Ne po punojmë shumë seriozisht me versionin, i cili për momentin është shumë real, se sulmuesi nga Fakulteti Filozofik është gjithashtu përgjegjës për dy viktimat nga fundi i javës së kaluar në Klánovický les”, tha Vondrášek në një konferencë për shtyp të enjten në mbrëmje.
Në Klánovický les të premten, më 15 dhjetor, dikush qëlloi një të rritur dhe një fëmijë, sipas mediave, viktimat janë një burrë tridhjetë e dy vjeç dhe vajza e tij dymuajshe.
Policia deri më tani ka kërkuar autorin, por pa sukses.
“Personalisht jam i bindur se oficerët e policisë së Pragës kanë kryer një numër të madh aksionesh gjatë asaj jave dhe se askush nuk ka mundur të zbulojë identitetin e të dyshuarit deri më sot”, tha Vondrášek.
Policia do të japë informacione shtesë për ecurinë e sulmit të së enjtes dhe hapat e ndërmarrë deri më tani në hetimin e tragjedisë së Klánovický les (Një pyll kombëtar në Republikën Çeke) në një konferencë për mediat të premten në orën 11:00. /Telegrafi/