Njihuni me çiftin nga Edinburgu, që hoqën dorë nga jeta e zhurmshme në qytet për të jetuar në ishull

6 months ago 6
Reklamë

Një çift nga Edinburgu i Skocisë hoqën dorë nga jeta e tyre “e zhurmshme” dhe urbane, për të jetuar në ishullin Skye. Ata thonë se kurrë nuk mendojnë më që të kthehen në qytet.

Fotografët dhe filmbërësit Joanna dhe Nathan Gull, u larguan nga apartamenti i tyre në Edinburg nga ndjenja se nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të marrë frymë, transmeton Telegrafi.

E tërë kjo ndjenjë u krijua pasi vizituan ishullin Skye gjatë një udhëtimi pune. Thonë se ishte dashuri në shikim të parë.

Ata menjëherë e kuptuan se do të jetë “shtëpia” e tyre e ardhshme në këtë zonë idilike rurale – ku gjetën një vilë idilike rurale që e morën me qira në Gadishullin Strathaird në bregun jugor.

Dyshja që janë me prejardhje nga Nottingham, këtë vendim e morën në gusht të vitit të kaluar, pasi i kaluan disa ditë duke eksploruar ishullin dhe duke u zgjuar me peizazhet që kurrë më parë nuk i kishin parë.

Joanna poston vazhdimisht në llogarinë e saj në TikTok pamjet nga jeta e saj e përditshme, ku deri më tani ka marrë mbi 130 mijë pëlqime. /Telegrafi/

Read Entire Article