Njihuni me gjyshen më të re në Angli! 34-vjeçarja: Njerëzit nuk e besojnë, më kërkojnë kartën e identitetit

1 year ago 26
Reklamë

Një 34-vjeçare është bërë një nga gjyshet më të reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Madje ajo duket aq e re sa që shpesh herë i kërkohet karta e identitetit. Rachel McIntyre mirëpriti mbesën e saj të parë në fund të korrikut dhe ndau lajmin e lumtur në rrjetet sociale, ku komentuesit shpreheshin se ajo dukej shumë e re për të qenë gjyshe. Shumë të tjerë e uronin për faktin që ishte bërë nënë, duke mos ditur që e porsalindura ishte mbesa dhe jo fëmija i saj.

Rachel, nga Edinburgu, mbeti shtatzënë për herë të parë kur ishte 15 vjeç dhe vitin e kaluar, vajza e saj zbuloi se ishte shtatzënë në moshën 17-vjeçare.

Pavarësisht se është vetë një nënë e re, 34-vjeçarja tha se ishte shumë e tronditur nga lajmi, sepse e di se sa e vështirë mund të jetë të jesh nënë adoleshente.

“Por sapo e zbulova, fillova të emocionohesha”, tha Rachel, e cila është një modele e OnlyFans. “E dija që padyshim që do ta mbështesja, pa asnjë dyshim. Njerëzit as nuk besojnë se jam nëna e vajzës sime. Më shikojnë të tronditur kur i tregoj. Ata mendojnë se vajza ime është motra ime. Shokohen edhe më shumë kur i tregoj se jam bërë gjyshe. Gjithmonë më kërkohet letërnjoftim sepse dukem shumë e re. Është e bezdisshme, por nga ana tjetër më pëlqen sepse e marr si kompliment.

Nëna e dy fëmijëve, e cila gjithashtu ka një vajzë tjetër, 10 vjeçe, shtoi: Ishte mjaft traumatizuese të shihje vajzën tënde duke kaluar një gjë të tillë në moshën 17-vjeçare. Lindja ishte paksa e tmerrshme, por fatmirësisht mbesa ime është një bebe e shëndetshme. Ajo nuk qan, thjesht bën zhurmë kur është e uritur dhe më pas fle.

Rachel tha se avantazhi më i madh i të qenit një gjyshe e re është se ajo është e re dhe e aftë për të bërë shumë gjëra me mbesën e saj dhe se ka shumë energji për të vrapuar pas të vegjëlve.

Top Channel

Read Entire Article