Noizy rrezikon shumë për klipin e ri, shfaqet duke xhiruar i varur në një vinç në lartësitë e rrokaqiejve

10 months ago 7

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka marrë rrezikun në dorë gjatë xhirimeve të klipit të tij më të ri.

Ai ka vendosur të bëjë një hap më tej në aspektin kreativ dhe performues duke u varur në një vinç të ngritur shumë lart në ndërtim e sipër të disa rrokaqiejve.

Teksa entuziazmi i tij për adrenalinë dhe spektaklin është i njohur, këtë herë Noizy ka befasuar fansat me një skenë aq të rrezikshme sa që shumë artistë do të mendonin dy herë para se ta provonin.

Ai u shfaq i varur në vinç në videon e publikuar në llogarinë e tij në TikTok, ku shkroi “Pa rrezik nuk ka argëtim”.

Ky veprim, i cili padyshim do të sjellë pamje mahnitëse në videoklip, ka ngritur pyetje rreth masave të sigurisë që janë marrë gjatë realizimit të tij.

Ngjarja e rrezikshme vë në pah gatishmërinë e reperit për të ofruar diçka unike dhe sa më unike për fansat e tij e muzikës së tij. /Telegrafi/

Read Entire Article