Nora Istrefi vë në fokus linjat joshëse të trupit përmes fotosesionit të ri

11 months ago 17
Reklamë

Nora Istrefi është padyshim një prej emrave më të komentuar në estradën shqiptare.

Këngëtarja e njohur prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikë, por edhe jeta e saj private ka zgjuar gjithmonë kureshtjen.

Artistja është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku edhe sjell imazhe të ndryshme për fansat e saj të shumtë.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Edhe së fundmit, Nora ka postuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku mori vëmendje me formë e mrekullueshme.

Ajo pozoi e veshur me një kostum ngjyrë grim, xhaketë të shkurtër dhe pantallona të gjerë që i përshtati me një bluzë të shkurtër të bardhë.

Veshja ia vuri në pah linjat joshëse të trupit, teksa dukej atraktive si çdo herë tjetër.

Ndërkohë nuk munguan pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e miqve dhe admiruesve të saj.

Ndryshe, kujtojmë që sa i përket muzikës, kënga e fundit e Norës është “Amanet” që solli muaj më parë. /Telegrafi/

Read Entire Article