Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takim në Bruksel, zbardhet agjenda

1 year ago 53
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Bruksel të enjten, 14 shtator, në ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç ka njoftuar BE-ja të martën, takimi trepalësh do të mbahet pas takimeve që Borrelli e Lajçaku do të kenë ndaras me liderët e të dyja shteteve.

Në komunikatë bëhet e ditur se takimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit, e pas takimeve bilaterale, do të jetë takimi trepalësh. “Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftim.

Mediat kosovare shkruajnë se pas takimeve do të ketë deklaratë për media nga Borrelli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article