Nuk do të marrë pjesë në një koncert në Gjermani, Melinda Ademi bën thirrje: Mos e shfrytëzoni imazhin tim

10 months ago 27

Melinda Ademi po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ajo vetëm pak më parë ka mbajtur disa koncerte në Amerikë, e tashmë është kthyer në Evropë për festat e nëntorit.

E njëjta do të performonte në një vend në Gjermani, por ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja thotë se për shkaqe personale nuk do të jetë pjesë e këtij eventi, teksa iu bërë thirrje organizatorëve që ta largojnë foton e saj.

“Për disa shkaqe personale unë s’do të jem pjesë e këtij koncerti”, tha 28 vjeçarja.

“I lus organizatorët që ta largojnë foton time dhe mos ta shfrytëzojnë imazhin tim, pasi që unë nuk do të jem prezent”, shtoi mes tjerash ajo.

Melinda ndryshe edhe këtë vit ka realizuar hite të shumta e po ashtu edhe disa bashkëpunime. /Telegrafi/

Read Entire Article