“Nuk dua që të dalësh” Egla bind banoren të mos e lërë shtëpinë

7 months ago 17

Ledjona duket se nisi një rreng sot në shtëpi, duke pretenduar se do linte shtëpinë.

Ajo pretendoi se është prekur nga loja e banorëve të tjerë dhe do bënte gati valixhet, mirëpo Egla i tregoi për herë të parë që do donte që ajo të mos e ndërpriste garën në mes.

Të njëjtën gjë bëri edhe Meritoni, duke mos e kuptuar rrengun e Ledjonës.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Egla: Nuk duhet të dalësh, nuk dua të dalësh.

Ledjona: E vlerësoj shumë.

Egla: Nuk do të dilja kurrë në këto kushte. Ti nuk je një vajzë që e le betejën përgjysmë mesa më ke treguar jashtë. Këtu nuk më ke pëlqyer. Kur të pas që fillove të bësh nepërkën.

Ledjona: Unë po bëj lojën, jo nepërkën. Dhe unë t’i kam pranuar personalitetet dhe jam përballur.

Egla: Nuk duhet të bësh nepërkën. Njeriu zgjedh armët e veta.

Ledjona: Ndihem më mirë me Meritonin… ti po më përmend akoma lojën.

Meriton: Mos dil për diçka të caktuar. Në momentin që unë me ty jemi në lojë, nuk do të thotë ti të ndihesh keq dhe të dalësh. Nuk do ta doja, dua të të nxjerr jashtë, por në mënyrën e lojës. Kështu që ndalu, qetësohu, se kemi luajtur bukur. /Telegrafi/

Read Entire Article