“Nuk e di kush jam, kam humbur identitetin” – Ledi Vokshi flet për diçka që e mundon në jetë

11 months ago 12

Ledi Vokshi ditën e sotme (e martë) i është rrëfyer banores tjetër të shtëpisë, Shqipe Hysenajt.

Ato kanë bërë një bisedë të sinqertë, gjersa këngëtarja ka folur për diçka qe të mundon në jetë.

E njëjta mes tjerash tha se ka humbur identitetin dhe se ishte një periudhë kur çdo gjë iu kthye në tmerr.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithëse fliste me Shqipen, Vokshi nuk dha ndonjë detaj se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

“Nuk e di se kush jam më, kam humbur identitetin. Kam qenë në kulmin e jetës time në çdo gjë por atëherë më është kthyer në tmerr në çdo gjë tjetër, në kulmin e profesionit, karrierës, më është kthyer e gjitha në tmerr në anën fizike, mendore, emocionale edhe s’ke çfarë të bësh është pjesë e jetës, por ama që unë të bëhem edhe më e fortë, për burrin tim, fëmijët e mi duhet të krijoj identitetin tim”, u shpreh Ledi.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja vazhdoi: “Pas gjithë këtyre gjërave, ta gjej vetveten. Nuk e di se kush jam më, kam humbur diçka. Por jam kjo që jam. Ky vit ka qenë një mësim i madh për mua. Nganjëherë nuk është gjithmonë vetëm karriera, bizneset. Pas kësaj sfide këtu, pata kohën time që kur të jem jashtë të jem akoma më e fortë”.

Ledi thotë se është e lumtur për eksperiencën në BBVK pasi do i ndihmojë në jetë. /Telegrafi/

Read Entire Article