“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

4 months ago 12

Sara Hoxha, njohur si personalitet në botën e biznesit dhe të spektaklit, ka hapur disi zemrën në një intervistë të fundit në programin “Cherry on Top”. Në një bisedë me moderatoren Bora Zemani, ajo ka folur për marrëdhënien e saj me këngëtarin e mirënjohur shqiptar Ledri Vula, me të cilin ndan dhe një vajzë të quajtur Poem.

Për dyshen Hoxha-Vula, spekulimet dhe pyetjet në lidhje me statusin e marrëdhënies së tyre kanë qenë të vazhdueshme në media dhe në mesin e ndjekësve. Kishte shpresë që kjo intervistë do të sillte disa përgjigje, por Sara zgjodhi të ndajë pak nga ajo që ndien pa dhënë informacione të detajuara.

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfardo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, u shpreh Sara.

Përtej çështjes personale, Sara gjithashtu e përdori platformën si një mundësi për të dhënë mbështetje dhe për të ngritur në piedestal përvojën e nënave single, të cilat ajo i cilëson si heroina. Duke qenë vetë nënë, ajo theksoi sfidat dhe vështirësitë e të qenit prind i vetëm, por gjithashtu e theksoi rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes familjare.

“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”, u shpreh ajo, duke përcjellë një mesazh falënderues dhe ngarkuar me optimizëm për të gjithë ata që përballen me këtë situatë. /Telegrafi/

Read Entire Article