Nuk e lejon Bianca Censori-n të përdorë rrjete sociale, akuza ndaj Kanye West: Ai po e izolon!

7 months ago 32
Reklamë
13:13 29/01/2024

Njerëzit janë të shqetësuar për Bianca Censori-n pas akuzave për Kanye West se ai “ia ndalon rrjetet sociale”.

Të afërmit e arkitektes janë të frikësuar se 46-vjeçari po e “izolon” pasi nuk dëshiron që ajo të përdorë rrjete sociale, edhe pse vetë ka postuar fotografi erotike të 29-vjeçares në rrjetet e tij.

Fansat kanë shprehur shqetësim për Censori-n pas fotove në Instagramin e Kanye ku ajo shfaqet thuajse e zhveshur, ndërsa ai është i mbuluar kokë e këmbë.

Një burim për Daily Mail tha se ajo kishte qenë aktive në rrjetet sociale përpara se të martohej me reperin dhe sjellja e këtij të fundit është “ngjethëse”.

“Ai nuk do që ajo t’i përdorë sepse mendon që do lëndohej nëse do lexonte gjërat e tmerrshme që thonë njerëzit. E ka bindur që ajo është një yll, duhet të mbetet një mister dhe është e frikshme për ata që e njohin sepse duket si një tjetër formë kontrolli”.

Po i njëjti burim shprehu revoltë ndaj reperit që deklaron se Censori ka nevojë për mbrojtje ndërkohë që poston foto intime të saj.

“Ai e shtrin lakuriqësinë e saj në llogarinë e tij që të mund ta kontrollojë. Është shqetësuese dhe veçimi nga bota po e bën edhe më të izoluar. Ajo Bianca e fortë që nuk do merrej më me gjepurat e tij duket se është zhdukur sërish.

Ajo po vesh çfarë do ai, shkon ku do ai dhe bën çfarë do ai sepse nuk ka zgjedhje tjetër. ajo u kthye nga stilistja në gruan e tij, që fatkeqësisht është pozicion i pa paguar. Ajo është në kurth”.

Sjelljet e fundit të reperit kanë ngritur dyshime rreth tij. Ai ndryshoi të gjithë dhëmbët duke i zëvendësuar me pllaka titani ndërsa nuk reshtin daljet publike me Bianca-n ku ajo është thuajse lakuriq./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article