“Nuk është faji i tij” – Tchouameni i del në mbrojtje Gavit mes akuzave se mesfushori i Barcelonës i theu këmbën

11 months ago 8

Mesfushori i Real Madridit, Aurelian Tchouameni ka dalur në mbrojtje të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, pasi një burim pretendoi se spanjolli e kishte lënduar qëllimshëm atë.

Në videon e publikuar shihej Gavi duke bërë një ndërhyrje të ‘ashpër’ ndaj mesfushorit francez, i cili tashmë është konfirmaur se do të jetë jashtë fushave për dy muaj pasi pësoi një thyerje në këmbën e majtë.

Dyshja në fjalë patën një duel në pjesën e dytë ku Tchouameni u mundua të neutralizoj të riun e Barcelonës.

No es culpa de Gavi. Me lesioné al final de la primera mitad https://t.co/80QK1668n8

— Tchouameni Aurélien (@atchouameni) October 30, 2023

Tchouameni tani ka hedhur poshtë pretendimet dhe ka zbuluar se lëndimi i tij ka ndodhur në të vërtetë në pjesën e parë dhe se lëndimi nuk ka ardhur për shkak të Gavit.

Tchouameni ka të ngjarë të rikthehet në fund të muajit dhjetor. Deri atëherë, Carlo Ancelotti ka vetëm një mesfushor defanziv në dispozicion dhe ai është Eduardo Camavinga.

Gavi put Tchouameni out of action for 2 months due to his recklessness

Remember the fuss they made about Bellingham and Nacho's "career threatening" tackles on Correa and Portu?

Both those players played the very next week pic.twitter.com/FNKf0CSIBu

— Rk (@RkFutbol) October 30, 2023

Real Madridi do të rikthehet në aksion të dielën, ku do të jetë nikoqir i Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/

Read Entire Article