Nuk është Lewandowski, Messi tregon se cili futbollist i Barcelonës mund ta fitoj Topin e Artë në të ardhmen

11 months ago 8

Lionel Messi ka dhënë disa emra të cilët mund ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen pas dominimit të tij.

Ylli argjentinas ka fituar për herë të tetë në karrierë çmimin më të madh individual për futbollistë ‘Topin e Artë’.

“Topi i Artë mund të kontestohet ashpër në vitet e ardhshme me lojtarë si Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr”, tha Leo Messi për mediat pasi fitoi çmimin e tij të tetë.

Tutje gjeniu argjentinas ka gëzuar tifozët e Barcelonës, pasi ka thënë se në të ardhmen edhe ylli i ri i katalunasve Lamine Yamal mund ta fitojë Topin e Artë.

“Ka shumë lojtarë të rinj që do të luftojnë për Topin e Artë. Mendoj gjithashtu për Lamine Yamal , i cili është ende shumë i ri, por që tashmë ka luajtur shumë mirë me Barcelonën dhe është bërë një lojtar i rëndësishëm”.

“Me siguri do të ketë të tjerë që do të luftojnë për të, gjithashtu me lojtarë të tjerë që nuk shfaqen ende. Do të ketë një epokë të re”, tha argjentinasi.

Kjo deklaratë nga tetë herë futbollisti më i mirë në botë sigurisht që i ka gëzuar tifozët katalunas pasi në radhët e veta Barcelona ka një futbollist të jashtëzakonshëm si Lamine Yamal. /Telegrafi/

Read Entire Article