Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste dhe propozimeve të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në kabinet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha deklaron se pas mbylljes së pazarit me Berishën për mbylljen e listave, Rama do e mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do e mbrojnë atë nga drejtësia.
Postimi:
Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin.
Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia.
Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb