Nuk ishte parë që pas rebelimit të Wagnerit, gjenerali rus “Armagedon” thuhet se është në Algjeri – dalin imazhet e vizitës që pati në një xhami

1 year ago 38
Reklamë

Gjenerali rus Sergei Surovikin – që ishte larg syrit të publikut si pasojë e rebelimit të grupit Wagner kundër Kremlinit – thuhet se është në Algjeri me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Kremlinit, sipas gazetës ruse Kommersant.

“Është e qartë se Surovikin mbetet i besuar në nivelin më të lartë dhe ka mundësi që udhëtimi i gjeneralit lidhet me emërimin e tij të mundshëm në një pozicion që do të lidhet me punën në drejtimin lindor”, i thanë burimet gazetës, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, disa imazhe që u publikuan nga mediumi Nexta, që po raportonte për prezencën e tij në Algjeri, tregojnë gjeneralin rus gjatë një vizite në një xhami.

Russian General #Surovikin spotted in #Algeria

Things began to improve for him after #Prigozhin’s death: first he was released from arrest, then he was given at least some kind of formal position, removing him from real decision-making.

Since the invasion of Ukraine began, at… pic.twitter.com/N4w7FDzvo3

— NEXTA (@nexta_tv) September 15, 2023

Surovikin nuk ishte parë në publik që pas rebelimit të grupit Wagner kundër udhëheqjes ushtarake ruse në muajin qershor.

Russian media confirmed that General #Surovikin is in Algeria

He arrived there with a delegation of the Russian Defense Ministry. pic.twitter.com/jLuRgcRJZm

— NEXTA (@nexta_tv) September 15, 2023

Derisa po kryhej kryengritja, ai kritikoi luftëtarët e Wagnerit duke u thënë atyre të ktheheshin për t’iu bindur presidentit rus Vladimir Putin.

Por derisa rebelimi u ndal, pyetjet rreth asaj se sa kishte informacione Surovikin lidhje me këtë kryengritje u bënë gjithnjë e më të forta.

I njohur ndryshe si “Gjenerali Armagedon” nga shtypi rus për taktikat e tij agresive në konfliktin sirian, Surovikin ka shërbyer si zëvendëskomandant i forcave ruse në Ukrainë.

Konsensusi mes ekspertëve është se vendimi i Putinit që ai të marrë drejtimin e forcave ruse në Ukrainë është rezultat i drejtpërdrejtë i reputacionit të tij për ‘pamëshirshmëri dhe brutalitet’. /Telegrafi/

Read Entire Article