‘Nuk jam këtu si VIP, por si nënë’, Beyonce në mitingun e Kamala Harris në Houston: Duhet të votojmë

3 hours ago 20

Këngëtarja Beyonce ka treguar hapur mbështetjen për Kamala Harrisin, ndërsa u shfaq për herë të parë në një miting të kandidates demokrate Kamala Harris.

Ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “Unë jam këtu si nënë”.

“Për të gjithë burrat dhe gratë në këtë tubim, por edhe ata që na shohin përmes ekranit, ju them se ne kemi nevojë për ju. Ne duhet të votojmë!,” tha Beyonce një turme prej 30,000 njerëzish në stadiumin e hapur Shell Energy në Hjuston.

Ndërsa në sfond është luajtur kënga e Beyonce, e titulluar “Freedom”, Harris tha se me ardhjen në pushtet të Trump do të ndalohet aborti.

“Le të jemi të qartë: nëse Donald Trump fiton përsëri, ai do të ndalojë abortin në mbarë vendin,” tha Harris, e cila u ngjit në të njëjtën skenë, kur u bë kandidate zyrtare për presidencialet.

Harris e ka përqendruar fushatën e saj në temën e lirisë. Në ditët e fundit të fushatës, ajo e ka përshkruar Trumpin si një kërcënim për progresin e fituar me vështirësi, duke gërryer aksesin në kujdesin riprodhues, duke kërkuar të heqë dorë nga të drejtat LGBTQ dhe duke synuar vetë demokracinë amerikane.

Read Entire Article