“Nuk jam lodër e askujt” – Alba Vukaj sqaron raportin me Lumbardhin dhe Gani Gërminë

11 months ago 54

Alba Vukaj nuk ka dyshim se është njëra nga banoret më simpatike të këtij edicioni të Big Brother.

Ajo u komentua këto ditë për afrimitetin me Lumbardhin si dhe me konkurrentin tjetër, Gani Gërminë.

Asaj së fundmi iu prezantua një klip në spektakël, ku edhe sqaroi raportin që ka me djemtë.

Bukuroshja nga Shkodra theksoi se për momentin nuk ka ndjenja për asnjërin dhe se i sheh vetëm si miq.

“Unë nuk jam lodër, unë nuk jam e askujt, unë jam njeri kam ndjenja edhe i kam sqaruar ndjenjat e mia, nuk jam as e Lumbardhit dhe as e Ganisë”, u shpreh ajo.

Zeshkania tutje shtoi: “Jam unë, jam personi i vetëm kam një karakter timin dhe personalitet timin, mos të më referohen se jam e dikujt”.

Lumbardhi nga ana tjetër shprehu pëlqimin që ka ndaj Albës, duke treguar se i ka pëlqyer që nga fillimi. /Telegrafi/

Read Entire Article