“Nuk mbaj inate”/ Prej kohësh nuk flet me babain, Fotini i bën thirrjen e ndjerë: Kur të jesh i gatshëm flasim

1 year ago 35

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Fotini Derxho bëri një reagim të ndjerë gjatë intervistës që zhvilloi në programin “S’e luan topi”.

Prej kohësh ajo nuk flet me babain, prandaj për herë të parë Fotini e prekur i bëri thirrje atij për të shkrirë akujt e krijuar mes tyre.

“Jam rritur dhe tani kuptoj shumë mirë gjërat. Tani nuk mbaj më inate në zemër. Në çdo lloj momenti që ai të jetë i gatshëm të krijojmë një raport të mirëfilltë do isha e hapur pse jo”, tha ish-banorja.

Ndër të tjera Fotini shtoi se në problemet që ka kapërcyer, i ka arritur vetëm me të vëllanë, prandaj mbetet e vështirë krijimi i një marrëdhënie pas gjithë hapësirës së krijuar.

“Është një situatë që nuk mund të rregullohet me dy fjalë, kanë ndodhur shumë gjëra që të vrasin shpirtërisht në momentin që i përjeton. Është shumë e vështirë ta mbulosh me dy fjalë hapësirën që ka ngelur. Situata të ndryshme dhe probleme që ai s’ka qenë prezent, mua e vëllait na është dashur t’i përballojmë si jetimë. E vështirë të mbushet hapësira me dy fjalë ose përqafim është e vështirë”, u shpreh ajo.

Top Channel

Read Entire Article