Nuk njihet pa ndërhyrjet estetike, ndryshimi drastik i Blac Chyna surprizon ndjekësit

1 year ago 21
Reklamë
21:30 22/08/2023

Ndjekësit e Blac Chyna nuk mund t’i besojnë syve në postimet e saj të fundit.

Modelja dhe ish-ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ndjek në mënyrë rigoroze një regjim fitnesi pasi zhbëri të gjitha ndërhyrjet e saj plastike. 35-vjeçarja ka postuar në rrjetet sociale video nga palestra ku tregon muskujt dhe trupin e tonifikuar.

“Mendja, trupi dhe shpirti së bashku janë mundësi të pafundme. Zoti ju bekoftë”, shkruan ajo.

Ndjekësit kanë reaguar të habitur dhe e  kanë përgëzuar për progresin. “Kjo është punë, mjekët nuk ta japin këtë trup. Të lumtë”, ndërsa një tjetër shkruan “Është dedikimi. Trupi yt thotë ‘e kam vendosur të veproj ndryshe kësaj here’, e adhuroj”.

Blac Chyna, emri  i vërtetë i së cilës është Angela White zbuloi se do të sjellë së shpejti një firmë fitnesi dhe dietash.

Në muajt e fundit, ajo ka treguar procesin e zhbërjes së ndërhyrjeve të saj estetike si heqja e implanteve të gjoksit, uljen e volumit të të pasmeve dhe shpërbërjen e filler-ave. Chyna i është përkushtuar ushqimit të shëndetshëm dhe palestrës./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article