“Nuk po e njohim më”, prindërit e Bianca Censori alarmohen për të bijën

7 months ago 11
Reklamë
10:32 09/02/2024

Prindërit e Bianca Censori janë të shqetësuar pas imazheve të publikuara të vajzës së tyre ku ajo duket thuajse e zhveshur. Kjo ka shtuar frikën e tyre se ajo po kontrollohet nga bashkëshorti i saj, Kanye West.

Në një dalje të fundit, arkitekja 29-vjeçare u shfaq vetëm me një mushama transparente, çizme të zeza dhe asgjë tjetër ndërsa shoqëronte 46-vjeçarin.

Bianca rrezikoi të thyente ligjet e Kalifornisë për ekspozim të papërshtatshëm në publik, ndërsa Kanye ishte veshur me një pelerinë gjigande, bluzë të zezë, tuta, doreza të zeza dhe kishte mbuluar fytyrën me maskë.

Kjo dalje ka rritur shqetësimin e familjes dhe miqve sipas burimeve të mediave të huaja, që thonë se prindërit e Bianca-s nuk po e njohin më vajzën e tyre. “Prindërit e saj janë shumë të shqetësuar sepse nuk e njohin më. Ajo nuk do ishte duke bërë kështu nëse nuk po kontrollohet. Ai vazhdon ta zërë në kurth duke i dhënë më shumë aksione dhe role udhëheqëse në projekte të ndryshme, përfshirë edhe veshjet”, tha një burim.

Kanye është akuzuar për vendosje të rregullave kufizuese ndaj gruas së tij si mos të flasë, të hajë vetëm ushqime të caktuara si dhe veshjet janë të zgjedhura prej tij./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article