“Nuk pushoja së qari, peshoja 46 kg”, Tish Cyrus rrëfen divorcin e vështirë nga Billy Ray

7 months ago 10
Reklamë
19:26 08/02/2024

Duket se ndarja nga Billy Ray Cyrus thuajse e dërrmoi Tish.

Ajo ka rrëfyer për martesën dhe  divorcin e saj nga ylli i muzikës country në vitin 2022 pas thuajse 30 vitesh së bashku. Në një intervistë, Tish tha se pësoi një “krizë nervore” pas vdekjes së nënës dhe më pas përfundimit të martesës vetëm pak më vonë.

“Kisha një muaj, sinqerisht të një krize nervore. Ishte gjëja më e tmerrshme. Nuk mund të haja. Nuk mund të flija. Nuk pushoja së qari. Peshoja rreth 46 kilogramë… Humba nënën dhe më pas nuk kisha as bashkëshortin”.

Cyrus tha se Billy Ray ishte një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj pasi e kishte njohur kur ishte vetëm 24 vjeçe. Çifti ka rritur tre fëmijë së bashku: Miley, Braison dhe Noah ndërsa Billy Ray gjithashtu ka adoptuar dy fëmijët e Tish që vijnë nga një marrëdhënie e mëparshme.

“E kuptoj pse gratë kanë frikë të largohen, jo vetëm nga marrëdhëniet e këqija, por të hyjnë në karriera të reja dhe gjithçka”, tha 56-vjeçarja për “People” para disa kohësh. “Isha e tmerruar. Do doja të isha ky modeli për gratë e moshës tonë dhe do u premtoja se t’ia nisësh nga fillimi ndonjëherë është gjëja më e mirë që mund të bësh. Ka qenë mrekulli për mua”.

Ajo tha edhe se një prej frikërave më të mëdha që kishte ishte se mund të mos gjente sërish dashurinë, por nuk ndodhi kështu. Cyrus dhe aktori i “Prison Break”, Dominic Purcell u martuan në vitin 2023.

Ndërkohë edhe Billy Ray Cyrus është martuar me këngëtaren australiane, Firerose me të cilën u fejua  vitin e shkuar./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article