Nuk zuri mend! ‘Përndjekësi’ i Taylor Swift arrestohet për herë të dytë brenda tre ditëve

7 months ago 14
Reklamë
10:14 23/01/2024

I akuzuari për përndjekjen e këngëtares së njohur, Taylor Swift, u arrestua të hënën pasi ishte parë jashtë apartamentit të artistes, në New York.

Sipas Page Six, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New York-ut, tha se prangosja u bë pasi disa qytetarë treguan se në atë zonë kishte një person shqetësues.

Kujtojmë se ky person është arrestuar edhe njëherë tjetër të shtunën, pasi ishte përpjekur të hynte brenda shtëpisë së këngëtares.

Një dëshmitar i tha Page Six: “Për herë të parë e pashë rreth orës 13:00. Ai u ngjit në derën e Taylor-it. Nuk jam i sigurt nëse ai trokiti apo i ra ziles”.

Sipas një burimi tjetër ai kishte qenë “duke pirë vazhdimisht duhan dhe duke bërtitur”.

Kur mbërriti para Krishtlindjeve, im shoq e pyeti se çfarë po bënte këtu dhe ai i tha: ‘Dua të shoh Taylor-in’. Ai kishte edhe lule në një moment.”

Mes situatës stresuese, Swift në fakt, e kishte kaluar të dielën e saj në Orchard Park, duke brohoritur për të dashurin e saj, Travis Kelce. Gjatë ndeshjes, ishte vëllai i tij, Jason Kelce, ai që “vodhi” shfaqjen duke grisur bluzën për të festuar fitoren e tyre ndaj Buffalo Bills. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article