Nusja mori dhuratë në ditën e dasmës, por nuk ishte për të: E hutuar lexoi dedikimin dhe filloi të qajë

6 months ago 10
Reklamë

Kayla Ray tha “PO” ndërsa videoja që ajo ndau për ndjekësit e saj në rrjetet sociale u bë virale.

Shohim momentin kur ajo mori një dhuratë (të pazakonshme) nga i zgjedhuri i saj, Terry, e cila e gëzoi dhe i solli lot në të njëjtën kohë.

Mbi 8.4 milionë njerëz panë teksa Kayla lexonte dedikimin në konfuzion dhe kuptuan se byzylyku i bukur në kutinë dekorative nuk ishte për të!

“Për të fëmijën tim të parë, një dhuratë në ditën e martesës sime me nënën tënde në vitin 2023. Doja t’ju dhuroja diçka që do të zgjasë me vite dhe që do ta vishni në dasmën tuaj. Për momentin nuk e dimë si do të dukesh, a do të jesh qesharak si babi apo e keqe si mami, por e dimë që do të të duan sepse je kulmi i dashurisë sonë”, lexoi nusja.

Kayla mezi i ka mbajtur emocionet dhe i është drejtuar të zgjedhurit, “Kjo është e bukur. Ju bëtë një punë vërtet të mirë”.

Përdoruesit komentuan me entuziazëm videon dhe njëri shkroi se “kjo është fotografia më e bukur e dashurisë së vërtetë, për ju dhe historinë e dashurisë së familjes suaj”. /Telegrafi/

@kayrae.e i cry watching this video every time #foryou #baby #weddingtiktok #emotional ♬ original sound – ✨🌊
Read Entire Article