Nxirrnin inerte nga lumi i Bunës, procedohen 5 persona

1 year ago 16
Reklamë

Policia ka proceduar penalisht përgjegjësin e një kompanie dhe 4 punonjës, të cilët gërryenin ilegalisht në shtratin e lumit të Bunës. Policia njofton se ka sekuestruar një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 35 vjeç, A. S., 60 vjeç, M. D., 34 vjeç, K. S., 47 vjeç dhe B. D., 38 vjeç”, njofton policia.

Për t’i shpëtuar evidentimit nga unifromat blu, inertet nxirreshin dhe transportoheshin gjatë natës.

Read Entire Article