Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien, ka biseduar mbrëmë me prsidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka treguar se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.
Ai poashtu e ka përmendur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Telefonatë e mirë me presidenten Vjosa Osmani sot. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha angazhimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin ASM-në”, ka deklaruar ai.
Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo çfarë ka kërkuar O’Brien është e çudtishme.
Sipas tij, O’Brien duhet të sqaroi se çfarë i ka kërkuar Serbisë të zbatoi.
“Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien dje ka patur një bisedë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar në “X”.
Kjo tregon se raportet midis Kosovës dhe Amerikës janë stabile, e jo të luhatura, jo të prishura.
Pa një pa dy James O’Brien i kërkon Kosovës zbatimin e Asociacionit, njësoj siç e kërkon edhe Hovenier, Escobar dhe Hill.
Por, James O’Brien mbetet të sqaroi se çka i ka kërkuar të zbatoi Serbia. Asgjë, ajo refuzon çdo marrëveshje me Kosovën. Serbia nuk e pranon as Marrëveshjen më të rëndësishme të Brukselit dhe të Ohrit”, thotë ai.
Tutje, profesori thotë se dikush duhet të jap shpejgimni pse është hequr nga opsionet e marrëvshjes njohja reciproke mes dy vendeve.
Maxharraj, vlerëson se një marrëveshje për Asociacionin pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, nuk është marrëveshje.
“Z. O’Brien pse nuk tregon se si u hoq në këtë marrëveshje propozimi i presidentit Biden se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjën reciproke në qendër. z,O’Brien duhet ta kuptosh, gjithashtu, se nuk do të ketë Marrëveshje me Serbinë pa njohjen e Kosovës.
Çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë e arritur nën presionin e njëanshëm ndërkombëtar me kërcënime që nuk respekton dhe garanton sovranitetin e Kosovës dhe pa njohjen e saj nga Serbia nuk është marrëveshje.
Një marrëveshje e tillë për Asociacionin pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, nuk është marrëveshje dhe Kosova nuk do ta realizon sepse do të ishte vetëvrasje për shtetin e Kosovës.
E qartë, është e pa drejtë të kërkosh diçka të tillë nga Kosova e nga Serbia asgjë kur dihet se Serbia është ajo që nuk i zbaton marrëveshjet me Kosovën tash e 12 vjet”, përfundon ai.