“O zotëri je i painformuar, mos hajde me duar në xhepa”, Burimi-Qori: Ti thua prit gomar të mbij bar

3 hours ago 28

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe analisti Genc Burimi debatuan në rubrikën “Opinion” në News24 lidhur me çështjen e pensioneve.

Qori tha se pensioni minimal në Shqipëri duhet të jetë 200 mijë lekë të vjetra në muaj, aq sa është edhe vlera e minimumit jetik në Shqipëri, sipas Avokatit të Popullit.

Në këtë kuadër, Qori tha se çdo pension tjetër më i lartë se vlera e minimumit jetik do të ketë një rritje bazuar te përllogaritjet. Por Qori u shpreh se kjo nuk mund të realizohet brenda një dite.

Debati

Burimi: Në Francë është 1.7 të rinj për 1 pensionist. Në Itali raporti është 1.3 me 1.

Qori: O zotëri je i painformuar, përgatitu, lexo dhe mos hajde me duar në xhepa. E di se çfarë është OECD? Shiko raportet dhe dil në përfundime.

Burimi: Ti thua prit gomar të mbij bar, kjo është zgjidhja jote? Ky është premtim bosh, si do rriten pensionet po nuk u rritën rrogat? Si do e bëhet rritja e pagave?

Qori: E ke humbur fare logjikën, të ftoj të lexosh meqë di të lexosh. Nuk mund të flasësh çdo marrëzi. Shqipëria ka një problem shumë të madh mes atyre që punojnë dhe pensionistëve. Por këtu kemi edhe problemin e atyre që punojnë në punë të zezë.

Burimi: Nuk je origjinal, mos gënje, nuk po thoni gjë të re. Këto i thotë edhe Edi Rama. Ti ke argumentet e Ramës, këto argumente godasin bizneset. Ti bën vetëm propagandë dhe nuk ke asnjë lloj zgjidhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article