OKB tenton me ‘Nenin 99’ të veprojë për të ndaluar katastrofën e bombardimeve në Gaza

10 months ago 33

Sekretari i OKB Antonio Guterres ka paralajmëruar sot për thellimin e katastrofës njerëzore pas bombardimeve të Izraelit në Gaza, duke aktivizuar “nenin 99” të marrëveshjes kryesore të OKB për veprim të Këshillit të Sigurimit në konflikt.

Lëvizja e rallë erdhi teksa 15-anëtarët e Këshillit të Sigurimit ende nuk kanë aprovuar të gjithë, rezolutën për thirrjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamas, kur konflikti sjell bombardime pa diskriminim mbi zonat civile të qytetit palestinez 2 milionësh.

Neni 99 i lejon sekretarit të përgjithshëm “të sjellë në vëmendjen e Keshillit të Sigurimit një çështje që sipas tij cënon ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Në letrën ndaj kreut aktual të Këshillit, Guterres përmend përgjegjësinë e tij duke thënë se situata në territoret e pushtuara palestineze dhe në Izrael “mund të përkeqësojë kërcënimet aktuale dhe të cënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Në përgjigje të letrës së Guterres, Emiratet e Bashkuara arabe postuan një draft rezolutë për Këshillin ku kërkohet armëpushim humanitar me urgjencë. Ata shtonin se situata në Gaza është katastrofike dhe drejt të pakthyeshmes. “Nuk mund të pritet më”.

Aktualisht kryesues i Këshillit të Sigurimit është Ekuadori.

Top Channel

Read Entire Article