OnePlus 12 prezantohet më 5 dhjetor, publikohet videoja që tregon sesi duket telefoni i mençur

9 months ago 27
Reklamë

Reklama

Kompania OnePlus ka paralajmëruar lansimin e telefonit të ri të menqur – OnePlus 12.

OnePlus 12 do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra – të bardhë, gjelbër dhe të zezë, kurse kompania OnePlus ka publikuar videon me të cilën paralajmëron telefonin dhe na tregon sesi mund të duket, transmeton Telegrafi.

Dizajni është i ngjashëm me modelin e kaluar dhe nuk është se dallon shumë nga OnePlus 11. Ky model do të lansohet në Kinë më 5 dhjetor.

Sensorët në kamera janë RGB dhe 3D ToF si dhe blic LED. Prezantimi global i OnePlus pritet të ndodhë në janar. /Telegrafi/

Read Entire Article