Oops… she did it again! Britney Spears hedh “bombën” e radhës: Kam puthur Ben Affleck

7 months ago 18
Reklamë
12:37 08/02/2024

Oops!… she did it again.

Këngëtarja e njohur Britney Spears, njihet tashmë për lajmet bombastike që poston në rrjetin e saj social, Instagram.  42-vjeçarja shpërndau rastësisht një foto, ku shihet teksa qëndron mes aktorit, Ben Affleck dhe këngëtares legjendare, Diane Warren.

Postimi, në dukje i pafajshëm, doli shumë më “pikant” sesa mund ta imagjinonin fansat. Spears shkroi se fotografia bardh e zi, u shkrep në të njëjtën natë kur ajo puthi Affleck.

Foto e bukur e imja, Ben Affleck dhe Diane Warren vite më parë!!! Ai është një aktor kaq i mrekullueshëm. Kam harruar të përmend se u putha me Benin atë natë… Sinqerisht harrova… dreqin kjo është çmenduri!!! Do të doja t’ju tregoja historinë që ndodhi para saj!!! Po bëhem thjesht një thashethemaxhie”, u shpreh artistja në postimin e saj të Instagram-it.

Fotoja e treshes besohet se është bërë diku rreth vitit 1999. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article