Operacioni antidrogë/ Policia: Sekuestruam 28 kg kanabis pranë velierës së djegur

1 year ago 15
Reklamë

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje mbi mega operacionin e një ditë më parë në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe Dea-n amerikane, ku u godit  një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe që merrej me trafikimin e drogës.

Policia njofton se ka sekuestruar 28 kg kanabis si dhe 45 mijë euro dhe 2.5 mln lekë.

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga thekson se sasia e lëndës narkotike është gjetur pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhjetë persona, të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Po ashtu, mësohet se janë bllokuar katër gomone, me të cilat dyshohet se kryhej transporti i drogës.

Në momentin që kanë pikasur policinë, të akuzuarit për trafik droge i vunë flakën velierës.

Read Entire Article