Operacioni brenda manastirit/ Largohen forcat e EULEX, kapen dy sulmues të tjerë, njëri është plagosur

11 months ago 13
Reklamë

EULEX hyri në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur në Zveçan.

Mësohet se mes sulmuesve, ka persona të arrestuar. Njëri prej tyre u nxor nga manastiri i plagosur dhe u dërgua në spital. Ndërsa sulmuesi tjetër po transportohet drejt stacionit në jug. Në objekt, janë gjetur armatime dhe municione. Ndërkohë, aktualisht po largohen nga zona trupat e EULEX.

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas, ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas sulmit, 30 personat e armatosur u mbyllën në manastirin që ndodhet në fshatin Banjskë të Zveçanit

Top Channel

Read Entire Article