Operacioni “Tempulli”, Meta: Përpjekje propagandistike për të hequr vëmendjen nga arrestimi i Amant Josifit

1 year ago 35
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar si një përpjekje e madhe propagandistike, operacionin “Tempulli”, të zhvilluar nga policia disa ditë më parë.

Sipas tij operacioni shërbeu si mbulim për lajmin e arrestimit të Amant Josifit për llogari të drejtësisë spanjolle.

‘Pamë një operacion për disa orë të tëra për rreth 300 te arrestuar për shkak të angazhimit të tyre në trafikimin dhe shpërndarjen e drogës. Ajo që ishte interesante nga ky operacion ishte fakti i një drejtësie me regji dhe një qeverisje me regji. Një përpjekje e madhe propagandistike, për të shmangur, arrestimin nga autoritetet spanjolle të një ish-këshilltari të ish-ministres së mbrojtjes dhe mik të vëllait të kryeministrit.

Atë që së bëri shteti i kapur nga Edi Rama e bën autoritetet spanjolle, pasi atje ka vullnet për të goditur krimin e organizuar. Kjo tregon se kush është i lidhur me kreun e qeverise gëzon anashkalimin e drejtësisë dhe institucioneve të së drejtës.

Ndërsa qytetarët që nuk kanë mundur të paguajnë dritat, ndëshkohen me zell të zakonshëm , ashtu si ata 70 e ca vjeçarët që u ndaluan dhe akuzuan për shpërndarjen e drogës”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article