Operacioni “Tempulli”/ Policia dhe FNSH kontroll rrufe në Vlorë, shoqërohen 3 persona të dyshuar në një lokal

1 year ago 45
Reklamë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës kanë vijuar mbrëmjen e sotme aksionin në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Raportohet se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.

Sakaq, mësohet se deri tani janë shoqëruar 3 persona, të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur.

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar për Neës24 se autoritetet kanë pasur informacion se në një lokal kanë qenë disa persona të armatosur, teksa dyshohet se ata kanë fshehur armët para shoqërimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article