Putin shpalli kandidaturën për një tjetër mandate gjashtëvjeçar ndërsa ende nuk ka rival për ta sfiduar
Teksa kontrollon të gjitha pushtetet në dorën e tij, presidenti rus Vladimir Putin duket i pamposhtur në zgjedhjet presidenciale, por aktivistët e opozitës kërkojnë një shans për të treguar se ai duhet të largohet nga pushteti.
Putin shpalli kandidaturën e tij për një mandat tjetër gjashtëvjeçar të premten dhe nuk ka asnjë rival serioz për ta sfiduar atë, me liderin e opozitës Alexei Navalny që vuan më shumë se 30 vjet burg dhe kritikë të tjerë gjithashtu të burgosur ose në ekzil.
Me Kremlinin në kontroll të plotë të medias shtetërore dhe të aftë për të vendosur se kush mund dhe nuk mund të kandidojë, kampi i Navalny thotë se këto nuk janë zgjedhje të vërteta. Por ajo e sheh dritaren e fushatës 100-ditore si një mundësi të rrallë për të tërhequr rusët dhe për t’i bindur ata se lufta në Ukrainë ka shkaktuar probleme edhe në Rusi.
Ekipi i Navalny shprehet se qëllimi i fushatës është të ndryshojë axhendën politike në Rusi. Kremlini thotë se Putini do të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar, sepse ai ka një mbështetje dërrmuese në të gjithë shoqërinë ruse, me vlerësime prej rreth 80%.
“Ne nuk kemi kandidatin tonë. Ne kishim një kandidat, Navalny, dhe ata refuzuan ta regjistronin, u përpoqën ta vrisnin dhe ta fusnin në burg, “ shprehet Lyubov Sobol, një bashkëpunëtor i ngushtë i Navalny.
Autoritetet ruse e shohin Navalny dhe mbështetësit e tij si ekstremistë me lidhje me agjencitë e inteligjencës perëndimore që synojnë të destabilizojnë Rusinë. Putin ka paralajmëruar Perëndimin se çdo ndërhyrje brenda Rusisë do të konsiderohet një akt agresioni.
Deri tani vetëm tre persona kanë deklaruar synimin për të kandiduar kundër tij. Dy janë figura të profilit të ulët, Boris Nadezhdin dhe Yekaterina Duntsova, të cilët mund të luftojnë për të mbledhur 300,000 nënshkrimet e nevojshme për të mbështetur kandidaturat e tyre. I treti, nacionalisti Igor Girkin, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për veprimtari ekstremiste.
Nga jashtë Rusisë, të gjithë kandidatët përballen me një detyrë të madhe për të mobilizuar njerëzit në një vend ku rreth 20,000 janë arrestuar që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022 për protesta të paligjshme kundër luftës në Ukrainë.
Klan News
Të ngjashme