Opozita kosovare dënon ashpër bojkotimin e takimit BE-Ballkani në Tiranë, mesazh Kurtit: Rama nuk të ftoi në dasmë

1 year ago 21
Reklamë

Opozita e Kosovës ka dënuar ashpër bojkotimin që Kosova i bëri takimit joformal BE-Ballkani do të zhvillohet mesditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e konsideron fëmijërore refuzimin e Kurtit për të pranuar ftesën e Ramës, duke shtuar se për vetë rëndësinë e takimit, kreu i qeverisë së Kosovës duhej të ndodhej sot në Tiranë.

Ndërsa i kujton Kurtit se nuk ishte i ftuar në dasmë, por në një takim me liderët e rajonit, Çitaku thekson se refuzimi që udhëheqësi kosovar i bëri Ramës ishte e gjitha për kapriço personale.

Fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu”, shkruan Vlora Çitaku nënkryetare e PDK-së.

Top Channel

Read Entire Article