Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të reja: T’i rikthejmë mandatin qytetarëve, Kurti po na izolon

1 year ago 97
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar shpërbërjen e parlamentit dhe dërgim të vendit në zgjedhje të reja. Kjo kërkesë e Krasniqit vjen pasi sipas tij, qeveria po bllokon punët e brendshme të Kosovës dhe po e izolon atë nga ndërkombëtarët.

“Po ju ftoj publikisht ta bëjmë një mocion dhe ta shpërndajmë Kuvendin, nuk është në gjendje të votojë asgjë. Është bllokim total në punën e brendshme, e lërë më jashtë që keni sjellë edhe sanksione e keni sjellë Kosovën. Të merremi vesh dhe të shkojmë në zgjedhje të reja, t’ia kthejmë mandatin qytetarëve”

Kërkesa e kreut të Partisë Demokratike u prit me ironi nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, çka shkaktoi të qeshurat e deputetëve.

“Derisa të ndodh kjo provojmë ta votojmë një ligj……

Kjo kërkesë e opozitës së Kosovës vjen pas tensioneve në veri të vendit dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur përpjekjet e saj, për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Read Entire Article