Para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi po zhvillohet protesta e katërt e qytetarëve, të cilët po mblidhen për shkak të parregullsive të shumta zgjedhore.
Kandidatët nga lista e përbashkët opozitare, “Serbia kundër dhunës” më herët thanë se kërkesa e vetme tashmë është anulimi i zgjedhjeve në të gjitha nivelet.
Studentët dhe aktivistët kanë paralajmëruar bllokimin e Beogradit duke filluar nga java e ardhshme, raporton danas.
Theksojmë se opozita fillimisht kërkojë anulimin e zgjedhjeve vetëm për kryeqytetin, por pas fakteve të reja rreth keqpërdorimeve të shumta, tash po kërkohen të përsëriten zgjedhjet në të gjitha nivelet – lokale, rajonale dhe parlamentare.
Ndërkohë, Komisioni Republikan Zgjedhor sonte ka refuzuar disa ankesa të qytetarëve me arsyetimin se janë të paligjshme, të paraqitura nga persona të paautorizuar apo të parakohshme.
Ndryshe, partia që dikur ka drejtuar presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq, SNS, ka fituar shumicën e votave në kryeqytet si dhe për parlament, por të cilat deri më tani shteteve evropiane dhe SHBA-ja nuk i ka njohur. /Telegrafi/