Oprah Winfrey dëshiron të intervistojë Britney Spears

1 year ago 78
Reklamë
12:45 16/08/2023

Këngetarja pritet të përdorë këtë intervistë për të promovuar librin e ardhshëm

Oprah Winfrey gjatë karrierës së saj ka realizuar intervista të ndryshme me disa prej personazheve më të njohur në botë.

Gjatë viteve të fundit ajo bëri bujë kur intervistoi ççiftin Meghan Markle dhe Prinçin Harry të çilët shpjeguan se si ishte jeta e tyre brenda mureve të pallatit mbretëror.

Megjithatë, Winfrey mund të sigurojë një tjetër intervistë të bujshme, por këtë herë me artisten Britney Spears.

Ylli i popit do të publikojë, The Woman in Me, më 24 Tetor, kështu që intervista do të shërbejë për të promovuar librin e saj autobiografik. Sipas revistës britanike “OK”, gazetares së mirënjohur po i ofrohen “shuma të konsiderueshme parash” për të realizuar këtë intervistë.

Por sipas një burimi pranë kësaj media thuhet se është ende shumë herët që Spears të jetë në gjendje të japë një intervistë të plotë.

Megjithatë, vendimi do të duhet të merret brenda muajit të ardhshëm pasi afatet kohore për përgatitjen e intervistës po ngushtohen.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article