Oragnizatorët e “Topit të Artë” i përgjigjen Real Madrid: Askush nuk e di kush e fiton çmimin

2 hours ago 24

Organizatorët e “Topit të Artë” i janë përgjigjur Real Madridit pas refuzimit të klubit spanjoll për të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve të mbrëmjes së sotme në Théâtre du Châtelet të Parisit.

Real Madrid pritej të merrte pjesë në ceremoninë e Topit të Artë me Vinicius Jr., i cili shihej si favorit për të pasuar fituesin e vitit 2023, Lionel Messi.

Megjithatë, raportet nga Franca dhe Spanja pohuan se Vinicius Jr. nuk do të ishte ai fituesi. Real Madridi konfirmoi më vonë për AFP se do të bojkotonte ceremoninë, duke shtuar se ata nuk ndiheshin të respektuar nga Topi i Artë dhe UEFA, të cilët kanë bashkëpunuar me France Football për organizimin e çmimit.

Duke iu përgjigjur Real Madridit përmes AFP-së, organizatorët e Topit të Artë i kanë kujtuar kampionëve të La Ligës se, ndryshe nga ceremonitë e mëparshme të ndarjes së çmimeve, France Football nuk e ka njoftuar më parë Topin e Artë. “Edhe fituesi i Topit të Artë nuk e di se e ka fituar atë para ceremonisë së sotme. Asnjë lojtar apo klub nuk e ka ditur pasdite se kush është fituesi. – shkruhet në reagimin e organizatorëve të “Topit të Artë”.

Tashmë mbetet për tu parë nëse Real Madrid është informuar për identitetin e fituesit të Topit të Artë ose ata mund të jenë nxituar në bojkotimin e eveimentit.

Read Entire Article