Orari i një studenti të Institutit Indian të Teknologjisë ngjall reagime në internet

6 months ago 6
Reklamë

Provimi IIT JEE i Institutit Indian të Teknologjisë konsiderohet si një nga provimet më prestigjioze në Indi pasi tentohet nga miliona studentë në të gjithë vendin çdo dit.

Provimet që konsiderohen si më të vështira kërkojnë planifikim strategjik, përkushtim, dhe fokus.

Së fundmi, një përdorues i rrjeteve sociale ka ndarë orarin e shokut të tij që po përgatitej për provim, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të kohës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Postimi përshkruan aktivitetet e tij të përditshme, orarin e gjumit, dhe kohën e caktuar për studime.

Dhe me sa duket, ai flen vetëm 4.5 orë. Pjesën tjetër e kalon duke studiuar me pothuajse asnjë kohë të lirë për aktivitete të tjera.

Përdoruesi që ndau postimin tha se shoku i tij është “i vendosur për ta nxjerrë familjen e tij nga varfëria”, andaj ai po i përkushtohet studimeve kaq shumë.

Bëhet e ditur se provimi është i ndarë në dy nivele: JEE Mains dhe JEE Advanced. Ai mbahet dy herë në vit. /Telegrafi/

Read Entire Article