Organizuan lojëra fati, “Black Dawn” vë në pranga një pronar lokali në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

1 year ago 15
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në policinë e Tiranës ka goditur 2 raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në 2 lokale në kryeqytet.

Mësohet se në në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, pas informacioneve të siguruara se dy shtetas kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, për organizimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black Dawn”, si rezultat i të cilit janë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

▪️Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. M., në Rrugën e Durrësit, të cilin ky shtetas e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe sekuestruan, pajisje elektronike (një laptop, një tablet), të cilat shërbenin për vënien e basteve sportive dhe shpërndarjen e userave (llogarive) po për vënien e basteve tek persona të tjerë. Gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve A. K. dhe L. M., u gjetën të hapura, faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., L. M., të tre banues në Tiranë.

▪️Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në rrugën “Nikolla Jorgo”, në pronësi të shtetasit A. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kompjuterë (slot machine), që shërbenin për lojëra fati. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. Z. dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article