Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie zgjoi të gjithë vëmendjen e presidentes

4 months ago 5
Reklamë

Presidentja Vjosa Osmani e ka përballur të hënën homologun serb, Aleksandar Vuçiq, me krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani i përmendi në Këshill të Sigurimit, e përcjellëse me të ishte edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale.

Natyrisht, ajo ra në sy ishte simboli që Presidentja Osmani vendosi gjatë paraqitjes së saj në OKB.

Në veshjen e saj ajo vendosi broshën që simbolizon historinë e grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Këto brosha janë punime dore të zbukuruara nga vetë gratë e mbijetuara nga dhuna.

Ndryshe, në OKB, presidentja Osmani i bëri thirrje Vuçiqit që të ndalej për një moment dhe t’u kërkojë falje viktimave të regjimit të Millosheveqit.

“Viktimat e atij regjimi janë këtu, ndalu një moment dhe kërkoju falje nëse ke sadopak njerëzillëk në vete”, ishin ndër fjalët e Vjosës drejtuar homologut serb. /Telegrafi/

Read Entire Article