Osmani “kërcënon” Macron: Nëse pezullohet liberalizimi i i vizave, dialogu mbyllet!

1 year ago 22
Reklamë

Vjosa Osmani ia ktheu me dy ditë vonesë, por të prerë përgjigjen presidentit francez Emmanuel Macron i cili deklaroi se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Nëse pezullohet vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, kjo do të nënkuptojë fundin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi presidentja e Kosovës.

“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, u shpreh Osmani në një vizite te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Ajo kujtoi ndërkohë se Kosova ka arritur pajtueshmëri me Bashkimin Evropian për shtensionim të situatës në veri që në 10 korrik në Bratislavë dhe përmendi faktin që marrëveshja parashikon zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, hap të cilin thotë se Prishtina e ka hedhur dhe se është duke u punuar në organizimin e zgjedhjeve të reja.

Sipas Osmanit, baza ligjore për mbajtje të këtyre zgjedhjeve do të jetë gati më 1 shtator, dhe kështu ka thënë se pret që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ajo i ka vlerësuar si të padrejta dhe jo proporcionale.

Top Channel

Read Entire Article