Shërbimi Parësor Shëndetësor në Bashkinë Dibër po përballet me probleme të ndryshme. Banorët e fshatit Ballatë në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër, kërkojnë rikthimin e shërbimit ambulator në fshatin e tyre. Qendra ambulatore e këtij fshati është e mbuluar nga ferrat.
Bimësia e ka rrethuar këtë objekt i cili duhej të shërbente për të marrë ndihmën e parë për banorët e zonës. Këta të fundit thonë se për shërbimin më të vogël duhet të udhëtojnë deri në Maqellarë apo në Peshkopi pasi ambulance e fshatit nuk funksionon prej të paktën katër vitesh.
Ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse dhe kryesisht Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër që të rikthejë shërbimin ashtu siç ka qenë.
Banorët e Bllatës së Poshtme në Dibër shpresojnë që zëri tyre të dëgjohet, pasi shërbimi parësor shëndetësor është shumë i domosdoshëm.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb